Trajneri i Kosovës konfirmon shqetësimet e Muriqit, a luan ndaj Çekisë?

Futboll

Trajneri i Kosovës konfirmon shqetësimet e Muriqit, a luan ndaj Çekisë?

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 12:36
Vedat Muriqi, kombëtarja e Kosovës

Bernard Challandes mbajti sot konferencën e parë për shtyp përpara ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Challandes përveç që foli rreth shumë temave interesante, ai u pyet edhe rreth lëndimit të Vedat Muriqit, të cilin e pësoi në ndeshjen e fundit me Fenerbahcen ku shënoi dy gola.

Megjithatë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe ai me shumë gjasë do të jetë gati për të enjten.

“Muriqin dje e kam takuar, dhe më tha se kam pak dhimbje. Por ai po shkon drejt përmirësimit dhe besoj se do të jetë gati për të mërkurën”.

”Ka pasur shqetësime edhe për Herolind Shalën, ai do të jetë me ne. Do ta vlerësojmë situatën, dhe do ta shohim si do të veprojmë”.

”Edhe Paqarada ka pasur një lëndim, por do të jetë gati. Të tjerët lojtarë janë në gjendjen optimale”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat