Liverpool në negociata të avancuara për blerjen e sulmuesit të shumëkërkuar

Futboll

Liverpool në negociata të avancuara për blerjen e sulmuesit të shumëkërkuar

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 17:42
Ryan Fraser

Liverpool është në bisedime të avancuara me Bournemouth për transferimin e Ryan Fraser në janar, këtë e raporton talkSPORT.

Fraser, një sulmues anësor, nuk ka përsëritur formën e mirë edhe këtë sezon teksa ka shënuar vetëm një gol duke përgatitur edhe dy të tjerë.

Ai është përfolur për transferimin te klubet më të mëdhenj të Anglisë, dhe pritet të jetë një garë për firmën e lojtarit, kontrata e të cilit skadon në verë.

Megjithatë, Liverpool është në krye për të blerë Skocezin kur të rihapet merkato në janar teksa Bournemouth kërkon ta shesë për të mos e humbur me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat