Arsenali befason me trajnerin e ri

Futboll

Arsenali befason me trajnerin e ri

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 18:09
Unai Emery

Ish-seleksionuesi i Spanjës, Luis Enrique ka gjasa të mëdha të marrë drejtimin e skuadrës së Arsenalit, kanë njoftuar të hënën mediumet angleze.

Mësohet se Enrique shihet si kandidat ideal për të zëvendësuar Unai Emeryn në krye të Arsenalit pas rezultateve të dobëta ndeshjet e fundit.

Mësohet se drejtuesit e Arsenalit tashmë e kanë kontaktuar Enriquen, i cili është i gatshëm t’i kthehet punës pas një pushimi prej disa muajve.

Enrique më herët ka drejtuar edhe skuadrat si Barcelona, Celta Vigo e Roma.

Emery është në krye të Arsenalit prej vitit të shkuar kur në këtë post zëvendësoi Arsene Wengerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat