Capello sulmon ashpër Ronaldon: Ka tre vite që nuk driblon një kundërshtar

Futboll

Capello sulmon ashpër Ronaldon: Ka tre vite që nuk driblon një kundërshtar

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 00:17
Fabio Capello

Ish trajneri i mirënjohur italian Fabio Capello, i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar Milanin, Juventusin, Realin e Madridit dhe kombëtaren angleze, ka reaguar ashpër mbrëmjen e djeshme ndaj Cristiano Ronaldos.

Gjithçka erdhi gjatë komentit të veprimit të yllit portugez, që u zëvendësua nga Sarri në minutën e 55-të të ndeshjes Juventus-Milan, por reagoi ashpër duke ikur direkt në dhomat e zhveshjes dhe më pas la stadiumin para se të përfundonte takimi.

“Është i pakuptimtë ai reagim i tij pas zëvendësimit. E bëri në mesjavë ndaj Lokomotivës dhe e përsëriti sërish kur u zëvendësua ndaj Milanit. Ronaldo duhet të mendohet mirë para se të reagojë, pasi mund të krijojë precedentë të gabuar te Juve. Në këtë rast jam në krah të Sarrit, pasi zëvendësimi i portugezit ka sjellë rezultat.

Douglas Costa e zëvendësoi në Rusi dhe shënoi golin e fitores, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Dybala ndaj Milanit. Ronaldo duhet të kërkojë problemin te vetja, pasi ka 3 vite që nuk driblon një kundërshtar”, deklaroi Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat