Aurelio De Laurentiis është rikthyer në qendër të vëmendjes mëngjesin e sotëm, teksa siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, ka kërkuar largimin e disa prej lojtarëve më kryesorë të ekipit të tij.
Insigne, Allan, Callejon, Mertens e Koulibaly ishin emrat e përmendur fillimisht nga numri një i klubit napolitan, ndërsa në fund është folur edhe për mbrojtësin tonë të Kombëtares, Elseid Hysajn. Sipas asaj që shkruan “Gazzetta”, edhe Elseid Hysaj, së bashku me Ghoulam janë në listën e lojtarëve që De Laurentiis kërkon të largojë në janar nga Napoli i tij.
Tashmë, pritet për të parë se çfarë do të ndodhë në janar, me mbrojtësin tonë që edhe në verë ishte pranë largimit nga “San Paulo”.