Eroll Salihu dhe Arkani! Ky ishte mesazhi në Prishtinë, e refuzoi apo jo...

Futboll

Eroll Salihu dhe Arkani! Ky ishte mesazhi në Prishtinë, e refuzoi apo jo...

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:47
Eroll Salihu dhe Arkani! Ky ishte mesazhi në Prishtinë, e refuzoi apo jo...

Kur u prish Jugosllavia në vitin 1991, nisën problemet e mëdha, krisi edhe lufta fillimisht në Slloveni, por zgjati pak ditë, duke vazhduar në Kroaci me vite sikurse edhe në Bosnjë Hercegovinë. Kosova veç ishte e okupuar nga pushtuesi serb sepse në vitin 1989 u suprimua autonomia!

Prishtina garonte atëkohë (1991) në Ligën e Dytë Unike (e përbashkët), kishte zhvilluar një ndeshje me 3 gusht në Shkup dhe me golat e Ergin Ajdinoviqit e mundën me rezultat 2:1 Ballkan Stokokomercin. Fitore e madhe dhe Prishtina me Mogrenin ishin edhe kandidatët që të luftonin për Ligën e Parë Federative. Kryetrajner i Prishtinës Ajet Shosholli.

Ndeshjen e dytë nuk pranuan Prishtina të luanin në Prijedor me Rudarin me 11 gusht dhe as me 18 gusht nuk e pritën Mogrenin! Shosholli jep dorëheqje por me pas kërcënohet rëndë nga shërbimi shtetëror serb. Prishtina nuk i pranon masat e dhunshme. Lojtarët e Prishtinës nuk kishin marr rroga plot tetë muaj, borxh deri në fyt atëkohë. Prishtina merr vendimin e madh dhe largohet nga garat e ish Jugosllavisë, i bashkohet karvanit të Republikës së Kosovës. Starton Kampionati i Pavarur i Kosovës. Serbia pushtuese në udhëkryq, nuk mund t’i bind shqiptarët me gjithë favoret që ofronin.  

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, atëkohë futbollist, për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, ka deklaruar mes të tjerash: “Ai më kishte kërkuar që të luaja për Prishtinën. Por unë i thash vetes, nuk do të luaj kurrë për të.

E dija se çfarë krimineli ishte Arkani. Pas luftës, përkatësisht në janar të vitit 2000 ai ishte vrarë në Beograd”, tha Salihu.

Arkani pas një periudhe bëhet kryetar i klubit të futbollit Prishtina fantome dhe thuhet se në një moment i kishte rrahur komplet kryesinë serbe të atij klubit fantom. I kishte renditur një nga një dhe secilin e kishte godit me shuplakë sepse nuk e kishin kryer punët si duhet në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat