Talenti i Real Madrid-it, Rodrygo, ka folur nga grumbullimi i Brazilit. Ai ka zbuluar se ftesa e Tites ishte një ëndërr e bërë realitet. "Ftesa nga kombëtarja është një ëndërr e kthyer në realitet.
"Pozicioni? Fillimisht kam luajtur vetëm në krahun e majtë të sulmit, ndërsa tani luaj në të gjitha pozicionet. Debutimi në Champions ishte fantastik. Ndonjëherë t'i pret që debutosh dhe të shënoj një gol, por ta nisësh me hat-trick është tjetër gjë.
"Kam kontakte të vazhdueshme me Raulin. Më këshillon shpesh në lidhje me situatat në fushat e lojës dhe marr këshilla prej tij", - tha talenti i Real Madridit.