Kombëtarja e Kosovës udhëton për në Çeki

Futboll

Kombëtarja e Kosovës udhëton për në Çeki

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 06:51
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës sot udhëton për në Republikën e Çekisë.

Kombëtarja zbret në tokën çeke, një ditë para zhvillimit të ndeshjes kryesore për kualifikim në Euro 2020, e cila zhvillohet të enjten nga ora 20:45.

Në “Doosan Arena” në Plzen, në ora 17:30 Kombëtarja mban konferencë, kurse nga ora 18:00 zhvillohet stërvitja e Kosovës, e cila është e hapur në 15 minutat e parë.

Më 14 nëntor, Dardanët në “Doosan Arena” do të përballen me rivalin e drejtpërdrejt për kualifikim në Evropian, Çekinë, derisa tri ditë më pas në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jenë mikpritës të Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat