Klopp: Është vetëm fillimi

Futboll

Klopp: Është vetëm fillimi

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 12:25
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se është i gëzuar me fillimin e këtij sezoni.

“Reds” mposhtën Cityn në ndeshjen e fundit me rezultat 3-1 dhe hynë në pushimin ndërkombëtarë të pamposhtur në kampionatin anglez.

Tekniku gjerman ka thënë se është i gëzuar që kanë arritur të bëjnë këtë gjë dhe beson që do të vazhdojnë me këtë formë, transmeton KosovaPress.

“Është vetëm fillimi, të gjithë e dinë këtë gjë. Nëse do të mendoja se do të kishim 34 pikë, nuk do ta besoja. Djemtë janë në pushimin ndërkombëtarë. Duhet të rikthehen në formën e duhur. E patë sa e vështirë ishte ndeshja ndaj Cityt. Shpresojmë që do të rikthehen mirë dhe pastaj do luajmë ndaj Crystal Palace”, deklaroi ai.

Liverpool është në vendin e parë në tabelë me 34 pikë, tetë më shumë se Leicester City që renditët në vendin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat