Grezda i përgjigjet Rejës

Futboll

Grezda i përgjigjet Rejës

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 14:26
Edy Reja, Eros Grezda

Tek Shqipëria situata sa shkon e përkeqësohet

Pas problemeve të trajnerit Edy Reja me Taulant Xhakën, tanimë në shesh kanë dalur edhe mosmarrëveshjet e trajnerit me lojtarin Eros Grezdës.

Trajneri italian, në konferencën e mbajtur sot në mëngjes, u shpreh se Grezda nuk pranoi kushtet dhe situatën.

“Nëse nuk je dakord me trajnerin, shko në shtëpi”,  mësohet ti ketë thënë Reja, lojtarit nga Gjakova.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Eros Grezdës, i cili në një postim në rrjetin social në “Facebook” u shpreh se për grumbullimin e tanishëm për dy ndeshjet e radhës, ai nuk ka marr asnjë ftesë zyrtare ose ndonjë telefonatë nga federata apo trajneri i kombëtares.

Ja reagimi i i Grezdës:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat