Tjetër rezultat i mirë, Kosova U19 barazon me Rusinë

Futboll

Tjetër rezultat i mirë, Kosova U19 barazon me Rusinë

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 16:04
Foto

Ka përfunduar ndeshja në mes të Kosovës U19 dhe Rusisë U19.

Ndeshje kjo e zhvilluar në Uells, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin evropian, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Të dy golat nga të dyja kombëtaret u shënuan gjatët 45 minutave të parë.

Fillimisht në epërsi kaluan djelmoshat e Ramiz Krasniqit përmes Aliut në minutën e 11-të të ndeshjes.

Gëzimi i futbollistëve të Kosovës zgjati vetëm një minute pasi ruse barazuan në minutën e 12-të përmes Shkolik.

Kosova me këtë barazim renditet e treta në grup me pikë të barabarta me Rusinë, ndërsa lider është Uellsi me pikë të plota pas fitores të arritur  ndaj Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat