Ideja e fundit e Milan, mund të rikthejë në stol trajnerin më të dashur të tifozëve!

Futboll

Ideja e fundit e Milan, mund të rikthejë në stol trajnerin më të dashur të tifozëve!

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 16:05
Milan

Milan e ka humbur prej kohësh shkëlqimin e dikurshëm dhe ka vite që nuk arrin të paktën të kapë zonën Champions. Ndërrime drejtuesish, trajnerësh dhe lojtarësh, por ende asnjë ndryshim.

Rikthimi i figurave si Boban apo Maldini në klub, i bënë të gjithë të mendonin se Milani do të rikthehej i madh, por përsëri kuqezinjtë kanë zhgënjyer. Tashmë, ideja më e fundit duket se është një tjetër figurë e madhe e “Djallit”. Bëhet fjalë për Carlo Ancelottin.

Ish-trajneri i kuqezinjve nuk po kalon një  moment të mirë te Napoli dhe largimi i tij në fund të sezonit, duket thuajse i sigurt. Për këtë arsye, Milan do të provojë të bindë “Don Carlon” që të rikthehet në “San Siro”.

Siç thuhet në mediat italiane, Paolo Maldini është njeriu kryesor që ka ideuar një skenar të tillë. Nëse ish-mbrojtësi do të vijojë të jetë drejtor i Milanit, atëherë gjithçka duket e mundur, me tifozët kuqezi që do të ishin mjaft të lumtur nëse rikthehet një si Ancelotti, i cili i ka dhuruar dy Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat