Zejnullai rinovon me Shkëndijen 

Futboll

Zejnullai rinovon me Shkëndijen 

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 18:10
Zejnullai rinovon me Shkëndijen 

Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, njofton për firmosjen e kontratës së re me një prej lojtarëve më të talentuar të dalë nga shkolla e futbollit, Arbin Zejnullai.

Mesfushori 20-të vjeçarë ka hedhur firmën në kontratën e re, sipas së cilës lidhet me KF Shkëndija deri në verën e vitit 2023. “Për mua kjo është një ditë e veçantë, pasi periudhës së suksesshme të viteve të kaluar tashmë i shtohet zgjatja e bashkëpunimit me Shkëndijën.

Si lojtar i dalë nga shkolla e futbollit të Shkëndijës gjithmonë kam dhënë më të mirën për këtë fanellë, pa marrë parasysh  nëse kam luajtur për moshat e reja apo ekipin e parë.

Fakti që tashmë kam firmosur kontratën e dytë profesionale më bind se në KF Shkëndija vlerësohet puna ime dhe ky akt më motivon të angazhohem edhe më shumë në të ardhmen për suksese të reja të klubit”, deklaroi Zejnullai pasi firmosi zgjatjen e bashkëpunimit me kuqezinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat