Selektori i Kosovës nuk mund t'iu përgjigjej në këtë pyetje në Çeki

Futboll

Selektori i Kosovës nuk mund t'iu përgjigjej në këtë pyetje në Çeki

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 18:24
Selektori i Kosovës nuk mund t'iu përgjigjej në këtë pyetje në Çeki

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Çekinë.

“Në këtë ndeshje nuk do të jetë më e rëndësishme sistemi se di do të luajmë, por do të jetë diçka tjetër. E pa mundur të jap një përgjigje se kush do të luajë në vend të Muriqit.

Përzgjedhësi i Çekisë nuk ka treguar se kush do ta zëvendësojë Patrick Schick, kështu që as unë nuk do të tregoj. Nuk është puna ime të komentojë se çfarë thojnë njerëzit, trajnerët ose futbollistët e Çekisë. Ne e dimë saktësisht kush jemi, e dimë saktësisht kush është Çekia.

Ne e vlerësojmë shumë që kemi arritur deri në këtë moment, jemi në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme, ne koncetrohemi për këtë moment dhe jo për kundërshtarin. Po, shpresoj të më ndërtohet një bust.”, ka deklaruar Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat