Unitedi e ka ende opsionin e ritransferimit të Depayt

Futboll

Unitedi e ka ende opsionin e ritransferimit të Depayt

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 19:01
Mephis Depayn

Manchester United e ka ende opsionin që ta ritransferojë Mephis Depayn nga Lyoni.

Drejtori sportiv i skuadrës franceze, Juninho e ka konfirmuar se Djajtë e Kuq do jenë skuadra e parë që do të pyetet nëse e dëshiron rikthimin e sulmuesit në Old Trafford.

“Është e vërtetë se Manchester United e ka opsionin për ta transferuar Mehpisin (Depayn)”, ka thënë Juninho.

“Këto gjëra ekzistojnë në futboll. Por, deri më tani, nuk kemi pranuar ende asnjë ofertë”.

‘Sa herë që diskutohet për vazhdimin e kontratës, gjërat komplikohen mes palëve, por unë mendoj se ai është shumë i lumtur te Lyoni”, ka shtuar më tej drejtori i klubit francez.

Depay u largua nga Old Trafford në vitin 2017 pas 18 muajsh të kaluar aty, derisa nuk kishte arritur ta tregonte vetë, për të kaluar më pas te Lyoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat