Suspendohet me shtatë ndeshje

Futboll

Suspendohet me shtatë ndeshje

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 22:56
David Abraham

Kapiteni i Eintracht Frankfurtit, David Abraham, është suspenduar me shtatë ndeshje moslojë, pasi që kishte rrëzuar trajnerin e Freiburgut gjatë ndeshjes në fundjavë, në Bundesligë. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Gjermanisë të mërkurën.

Abraham kishte goditur me krah trajnerin e Freiburgut, Christian Streich, gjatë ndeshjes të së dielës, duke e rrëzuar atë përtokë. Abraham ishte duke ndjekur një top që kishte dalë jashtë fushës. Gjesti i tij nxiti një zënkë masive.

Pos suspendimit është gjobitur edhe me 25 mijë euro. Lojtari i Freiburgut, Vincenzo Grifo, është suspenduar me tri ndeshje, pasi sistemin VAR e kishte kapur atë duke tentuar të hakmerrej ndaj Abrahamit në zënkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat