Kushton më shumë se 100 milionë euro, ylli i Dortmundit kërkon largimin

Futboll

Kushton më shumë se 100 milionë euro, ylli i Dortmundit kërkon largimin

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 11:20
Jadon Sancho

 

Jadon Sancho mund të largohet nga Borussia Dortmund në kërkim të një sfide të re, sipas “Daily Mail”.

19-vjeçari është lidhur me një kthim mbrapa në Angli, pasi kaloi aty nëpër radhët e Watford dhe Manchester City, përpara se të bëhej pjesë e klubit nga Bundesliga, titullar në skuadrën e parë. “Steka” e tij është rritur ndjeshëm që nga ajo kohë dhe tani po kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha në botë, përfshirë Liverpool e Real Madrid.

Gjermanët kanë kërkesa të larta për të, ndaj mendohet se Sancho mund të kushtojë më shumë se 100 milionë euro.

Ai është një prej talenteve më të mirë në Europë dhe është gati të largohet nga Dortmund për një klub më të madh.

Situata aktuale e tij në Bundesligë nuk është e duhura, pas një fillimi të trishtuar të sezonit. Sancho u bë shembull gjatë fundjavës së kaluar, kur u zëvendësua vetëm pas 36 minutash lojë ndaj Bayern Munich. Verdhezinjtë u turpëruan 4-0 në këtë sfidë vendimtare të Bundesligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat