Mediumi çek: Bill Clinton ka statujë në Prishtinë, edhe Challandes mund ta fitojë një sot

Futboll

Mediumi çek: Bill Clinton ka statujë në Prishtinë, edhe Challandes mund ta fitojë një sot

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 11:23
Challandes

Mediat çeke i kanë kushtuar një artikull selektorit të Kosovës, Bernard Challandes.

Portali çek “Sport.cz” ka shkruar sot se selektori i Kosovës, Bernard Challandes mund të fitojë një statujë në Prishtinë nëse skuadra e tij siguron kualifikimin për në Euro 2020.

Kosova është mysafire e Çeklisë sonte në Doosan Arena në Pilsen nga ora 20 e 45 në ballafaqimin e parafundit në kuadër të Grupit A kualifikues për Evropian.

“Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, tashmë e ka një statujë në Prishtinë. Shqiptarët nga Kosovës e kanë shprehur në këtë mënyrë mirënjohjen e tyre për mbështetjen e Clintonit në pavarësimin e tyre”, shkruan sport.cz.

“Bernard Challandes, një trajner zviceran në shërbim të ekipit kombëtar të Kosovës, mund ta përjetojë ndjenjën e të pasurit një statujë në kryeqytetin kosovar. Megjithatë, ai e ka një kusht para vetes – duhet ta mposhtë sonte Çekinë dhe ta marrë rezultatin e nevojshëm kundër Anglisë për ta arritur EURO 2020 me skuadrën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat