Kur Fadil Vokrri kishte 14 vjeç, me kë ishte në tavolinë?

Futboll

Kur Fadil Vokrri kishte 14 vjeç, me kë ishte në tavolinë?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:53
Nga e majta janë: Fadil Vokrri, Rifat Hajdari, Fanol Hoxha dhe Muharrem Behrami.

Vokrri, Vokrri, Vokrri... gol, gol, goooool... shumë herë dëgjoheshin bërtimat e shtjerja e zërit të komentatorëve sportiv jo vetëm në radio  (RTP) (radio transitorët) në vitet e 80-ta!

Image

Vokrri me gjeneratën e shkollës së tij - 1976

Vokrri, legjenda e futbollit shqiptar, kujtohet me shumë emocione nga gjeneratat e vjetra, kujtohen ndeshjet e tij, kujtohen golat e tij, kujtohet buzëqeshja e tij, mjeshtëria e tij kur merrte topin, duke trullosur nga 3-4 lojtarë qoftë të Cërvena Zvezdës së Beogradit, Partizanit të Beogradit, Dinamos së Zagrebit, Hajdukut të Splitit, Velezhit të Mostarit, Radniçkit të Nishit etj. mbi të gjitha kujtohet se si e festonte golin dhe fitoren me tifozët e flaktë të Prishtinës në periudhën 1980-1986. Vokrri dhe Vokrri dhe i lindur për futboll, që u zbulua dhe formua nga Seladin Vokrri.

Kapiteni Vokrri dhe Vokrri, kapiten në gjeneratën e shkollës së tij, kapiteni Vokrri në KF Prishtinën e artë. Fadil Vokrri si 14 – vjeçar, kapiten i ekipit te shkollave fillore të Kosovës, që në vitin 1976 zunë vendin e parë në ish – Jugosllavi. Në vitin 1976 shihej se kjo bombë futbolli brenda pak kohe do të shpërthejë ashtu edhe ndodhi në vitet e 80-ta.

Në foto, ga e majta janë Fadil Vokrri, Rifat Hajdari, Fanol Hoxha dhe Muharrem Behrami. Një foto sa një mijë fjalë. Sot (20.45) me 14 nëntor, në Plzen, Kombëtarja e Kosovës do të luajë me Çekinë, një ndeshje me shumë emocione dhe sikur një finale, e vlefshme për grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020! Me 3 maj të vitit 2016, Federata e Futbollit e Kosovës pranohet në asociacionin më të lartë evropian, UEFA.

Atëkohë, kryetar i FFK-së, Fadil Vokrri, njeriu që bëri shumë dhe meritë e tij që arritën të jenë në shtëpinë më të madhe evropiane. Kombëtarja e Kosovës, për tri vite rrugëtim, u bë faktor i madh dhe kudo flitet për të, sot Çekia e ndjen presionin e madh të saj sikur të Brazilit, apo thënë kushtimisht Kosova Brazili i Ballkanit! Fadil Vokrri nuk është në mesin tonë por është në zemrat tona, në mendjen tona.

Ai ndërroi jetë me 9 qershor të vitit 2018 dhe sot nuk është në Plzen për t’i pa trimat tanë, për ta pa suksesin e  deritashëm, të cilët janë në vend të tretë me 11 pikë, ngecin për një pikë larg nga Çekia dhe 4 nga Anglia.

Veprat e Fadil Vokrrit kurrë nuk vdesin, veprat e tij sot janë ato që e bëjnë çdo shqiptar të emocionohet dhe të çohet në këmbë.  Të gjithë të lidhur me emrin e Fadil Vokrrit, legjendës së Kosovës dhe futbollit shqiptar. Sot fëmijët tanë e shohin legjendën Fadil Vokrri, të ndjerin, si Messin e sotëm! Fadil Vokrri, legjenda jonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat