Allegri e përzuri nga Juve, mbrojtësi: Isha shumë afër Milanit në verë

Futboll

Allegri e përzuri nga Juve, mbrojtësi: Isha shumë afër Milanit në verë

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 14:58
Allegri

Medhi Benatia u largua nga Seria A vetëm 10 muaj më parë, kur në janar 2018 vendosi të shkojë në Katar dhe të përfundojë përvojën e tij me Juventusin, pas dy vitesh e gjysmë. Sidoqoftë, kthimi në Itali për të ishte një mundësi e vërtetë. Vetë lojtari e zbuloi këtë për “Tuttosport”.

Skuadra që e kërkoi më së shumti ishte Milani, me të cilën mbrojtësi maroken thotë se ishte shumë afër. Në fund vendosi të qëndrojë në Katar, ku është ylli absolut i skuadrës së Rui Faria: “Roma më kërkoi vetëm kur Massara ishte ende atje, pastaj ai shkoi në Milano. Kuqezinjtë më kërkuan me forcë, ata më donin vërtet. Unë isha shumë afër kalimit te Milani gjatë verës".

Juventusi, gjithashtu, u interesua për kthimin e Benatia, pas dëmtimit që pësoi Giorgio Chiellini në fund të gushtit, por Sarri preferoi të vijonte me De Ligt, Bonucci, Demiral dhe Rugani në këtë repart dhe rol: "Paratici më telefonoi pas lëndimit të Chiellini. Ishte një mundësi e mirë për t'u kthyer në Torino, por Al Duhail nuk pranoi. Unë respektova vendimin e klubit, jam i lumtur këtu". Një sqarim edhe për konfliktin me ish-trajnerin bardhezi: 

“Allegri më kishte paralajmëruar se Bonucci do të kthehej, por Leo duhej ta fitonte vendin e tij. Në fund nuk ishte ashtu. Nga korriku deri në dhjetor luajta shumë pak. Mendoj se mund të luaja të paktën në ndeshjet e konsideruara të lehta në letër të kampionatit. Luajta shumë mirë kundër Milanit, pastaj pse nuk gjeta hapësira?"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat