Mesfushë ëndrrash, David Silva bashkohet me magjistarin e topit

Futboll

Mesfushë ëndrrash, David Silva bashkohet me magjistarin e topit

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 17:54
David Silva

Mesfushori i Manchester City-t, David Silva, ka lajmëruar se do të largohet në fund të sezonit nga "Qytetarët". Spanjolli do të lërë kampionët e Anglisë pas 10 sezonesh. 33-vjeçari po luan si titullar dhe në këtë sezon me trajnerin Pep Guardiola, por mosha bën të veten dhe nuk mendon se do e përballojë më ngarkesën e Anglisë. 

Silva po mendon dhe për të ardhmen e tij e cila duket se do të jetë në Japoni. Ai pritet t'i bashkohet Vissel Kobes. Aty do të gjejë magjistarin e topit Andres Iniesta duke formuar një mesfushë yjesh. 

Silva mund të luante dhe me David Villen, por ky i fundit do të largohet nga futbolli. Vissel Kobe është e dashuruar me spanjollët dhe afron lojtarë shumë cilësorë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat