Challandes pas humbjes në Çeki: Kosova duhet të jetë krenare, nuk mund të jem nervoz

Futboll

Challandes pas humbjes në Çeki: Kosova duhet të jetë krenare, nuk mund të jem nervoz

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 23:08
Bernard Challandes

Bernard Challandes ka dhënë komentet e tij pas humbjes nga Çekia.

Trajneri Bernard Challandes ështe shprehur krenar me skuadrën e tij, edhe pas humbjes së Çekisë.

Ai ka lavdëruar skuadrën për kampanjën, por jo edhe për paraqitjen në ‘Doosan Arena’, shkruan lajmi.net.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fjalët e Challandes, pas ndeshjes.

“Ne kemi pasur një skuadër si Kosova që luftoi por nuk mund të luanim lojën tonë. Kemi luajtur kundër një skuadre të fortë dhe duhet ta pranojmë se ishin më të mirë. Urime për kualifkimin”

“Kisha një ndjenjë që nuk kemi rrezikuar mjaftueshëm me ndërtimin e aksioneve. U kam thënë lojtarëve luani futbollin e juaj, por nuk ndodhi. Por, arsyeja e parë është se kundërshtarët ishin të fortë dhe luajtën me intensitet të lartë”

“Ne nuk luajtëm mirë, nuk luajtëm futboll. Nuk e di pse skuadra nuk provoi të ndërtonte aksionet. Nuk është kjo loja jonë”

“Po, Republika Çeke luajti presing, por ne duhet të provonim. Unë them gjithmonë se kualifikimi nuk arrihet nëse nuk luajmë siç dimë. Kjo mrekulli mund të ndodhte duke u mbrojtur, por nuk ishte mënyra e duhur. E uroj skuadrën, jo për sonte, por për kampanjën. U them, faleminderit për gjithçka. Kosova duhet të jetë krenare”

“Nuk jam pishman për zgjedhjet. Secili aksion mund të ishte gol. Ata morën lojën në dorë dhe ne duhej adaptoheshim. Nuk mund të jem nervoz, mund të jem nervoz vetëm se nuk luajtëm  lojën tonë. Vetëm për këtë jam pishman”

“Kishim disa lëndime dhe ne nuk kemi 40-50 lojtarë kosovarë që të zëvendësojmë të gjithë. Unë i përgëzoj lojtarët për atë që kanë dhënë” ka thënë Challandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat