Çudia në Angli, trajneri shkarkohet pas vetëm 29 ditëve

Futboll

Çudia në Angli, trajneri shkarkohet pas vetëm 29 ditëve

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 07:12

Carl Fletcher është shkarkuar nga leyton Orient pas më pak se një muaji në stolin e ekipit.

Fletcher, i cili ishte pasardhësi i Justin Edinburgh, që humbi jetën në qershor, ishte trajneri i ekipit në vetëm pesë ndeshje, duke mos fituar asnjë prej tyre.

Orient aktualisht ndodhet në vend të 16-të të League Two, me vetëm shtatë pikë më tepër se zona e ftohtë.

Fletcher qëndroi vetëm 29 ditë në stolin e klubit anglez, që tani ka nisur kërkimin për një trajner të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat