“E falënderoj për bastin...”, Sergio Ramos zbulon trajnerin më të mirë

Futboll

“E falënderoj për bastin...”, Sergio Ramos zbulon trajnerin më të mirë

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 08:37
Sergio Ramos

Dy kampionate europiane, një boëtror, katër Champions League dhe po aq botërore për klubet. Këto janë titujt ndërkombëtarë të hipotekuar nga Sergio Ramos në karrierën e tij.

Mbrojtësi spanjoll ka fituar gjithçka mes kombëtares spanjolle dhe Real Madrid. Gjithsesi nuk ka dyshime kur vjen puna për të zgjedhur trajneri që i ka mësuar më shumë në karrierën e tij aktive sportive.

“Ai që më ka mësuar më shumë është Luis Aragones. Isha shumë i ri, kisha regjistruar pak rezultate dhe kisha pak eksperiencë. Këshilla e tij vlente sa për një mijë. Është impenjuar dhe ka investuar shumë tek unë”.

“Reyes, Fernando Torres dhe Andrés Iniesta. Që të gjithë futbollistë të rinj që kishin nevojë për atë mësues futbolli. Luis ka bërë një punë spektakolare me ne dhe unë e falënderoj për bastin që vuri mbi mua, si dhe për këshillën që më ka dhënë”, deklaroi ndër të tjera Sergio Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat