Mediumi serb publikon foton me Flamurin e Kosovës dhe një deklaratë të një tifozit ‘Dardanë’

Futboll

Mediumi serb publikon foton me Flamurin e Kosovës dhe një deklaratë të një tifozit ‘Dardanë’

Nga: K. Goca Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 11:18
Mediumi serb publikon foton me Flamurin e Kosovës dhe një deklaratë të një tifozit ‘Dardanë’

Tifozët çekë provokuan dhe në mesin e tyre kishte edhe serb me flamuj të Serbisë në takimin mes Çekisë dhe Kosovës, në ndeshjen e vlefshme të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. 

Tifozët e Kosovës u sulmuan në qytetin e Plzenit, një akt i turpshëm nga vendasit dhe të nxitur edhe nga qarqet serbe.
 
“Unë jetoj në Graz të Austrisë, përndryshe jam nga Gjilani. Ne ishim duke ngrënë bukë dhe kur u sulmuam nga njerëz të maskuar. Kjo nuk është atmosferë sportive, kjo nuk ka asnjë lidhje me sportin", tha njëri nga tifozët e Kosovës, raporton “Kurir”.

Ajo që bie në sy mediumi serb ka publikuar një foto, ku shihet Flamuri i Kosovës dhe lojtarët duke u përshëndetur në njërën nga ndeshjet kualifikuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat