Përplasja Sarri-Ronaldo? Bonucci i vendos “vulën” e kapitenit debatit

Futboll

Përplasja Sarri-Ronaldo? Bonucci i vendos “vulën” e kapitenit debatit

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 12:57
Juventus

Në prag të ndeshjes Bosnje Herzegovina-Itali, së bashku me trajnerin Mancini, kapiteni axurr, Leonardo Bonucci, foli në konferencën për shtyp. Natyrisht, nuk mund të shpëtonte nga pyetja për rastin e Ronaldos. Sikurse dihet, Bonucci, në mungesë të Chiellini, është edhe kapiteni i Juventusit. Për këtë arsye duhet të jetë i pari, që të bëjë disa sqarime për shpërthimin e portugezit në ndeshjen kundër Milanit: 

"Më pëlqen të shoh përpara, jo pas. Do të ketë një mënyrë përballjeje me atë, por tani ne jemi në ekipin kombëtar. Ai do të luajë me Portugalinë dhe kjo do të thotë që psikologjikisht është shkëlqyeshëm. Unë jam këtu për të përfaqësuar Italinë. Në Torino do të gjendet mënyra për t’u përballur. Unë nuk mendoj se është një problem kaq serioz për t’u zgjidhur. Jam i bindur se edhe në drejtim të shënimit të golave do të jemi më mirë se në të kaluarën. Bashkë do t’i arrijmë qëllimet ekipore dhe personale”.

Me fjalë të tjera, Bonucci preferon të përqëndrohet te ndeshja kundër Bosnjës dhe shoku tjetër i skuadrës, Pjanic: "Bosnja do të jetë aggressive. Gjëja e rëndësishme për ne do të jetë vazhdimësia. Duhet të tregojmë përsëri se Italia i interpreton të gjitha ndeshjet në të njëjtën mënyrë. Ne jemi të bindur se do të ketë një atmosferë shumë të ngrohtë, me njerëz që e presin këtë ndeshje prej disa kohësh. Jemi komodë, sepse jemi kualifikuar paraprakisht”.

Në fund, kapiteni blu nënvizoi rëndësinë e Roberto Mancini në rrjedhën e re të kombëtares: "Në dy vite, aq shumë ka ndryshuar. Trajneri dhe presidenti janë të tjerë, një frymë optimizmi ekziston në kombëtare. Mancini na ka bërë të ndjehemi të fortë dhe të rëndësishëm, diçka që e kishim humbur, pasi nuk arritëm të kualifikohemi në Kupën e Botës 2018. Tani kemi një identitet të ri dhe një mënyrë të re për interpretimin e ndeshjeve. Me Mancini, mbrojtja më e mirë është sulmi, diçka që ishte parë pak në ekipin tonë kombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat