Ja sa paguan për një biletë Dardanët në Çeki

Futboll

Ja sa paguan për një biletë Dardanët në Çeki

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 13:55
Ja sa paguan për një biletë Dardanët në Çeki

Tregu i zi i biletave u shfaq edhe të enjte mbrëma në Plzen.

Shumë tifozë kosovarë kishin udhëtuar drejt Çekisë pa bileta, me shpresën se do të sigurojnë në stadium, shkruan Gazeta Olle.

Një gjë e tillë nuk ishte e mundur, pasi organizatorët shisnin bileta vetëm për tifozët vendas, duke i identifikuar me dokomente.

Megjithatë, pasi filloi takimi, shumë tifozë kosovarë arritën të futen brenda duke paguar 50-100 euro tek zyrtarët e sigurimit të stadiumit.

Ndryshe, Kosova pati pak më shumë se 600 bileta si skuadër mysafire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat