Çfarë po ngjan me lojtarin nga Kosova, kthehet në Skoci!

Futboll

Çfarë po ngjan me lojtarin nga Kosova, kthehet në Skoci!

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 15:49
Çfarë po ngjan me lojtarin nga Kosova, kthehet në Skoci!

Sulmuesi Florian Kamberi ishte risia e listës së përzgjedhësit të Shqipërisë, Edy Reja, për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës.

Sulmuesi 24-vjeçar duket se ka qenë i pafat dhe nuk mundi të debutonte në këto përballje. Kamberi ka pasur një lëndim në kavilje dhe si pasojë ai është larguar ditën e sotme nga grumbullimi i Kombëtares.

Gjithashtu bëhet e ditur se futbollistit nuk i ka mbërritur lejekalimi nga FIFA, teksa i duhet të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm, për t’u aktivizuar me fanellën kuqezi.

Pak minuta më parë, 24-vjeçari, ka postuar në “Instagram” një story nga Zurich-u, së bashku me disa të afërm të tij, duke konsumuar kafe. Ai kthehet në Skoci, te Hibernian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat