Lewandowski ‘zgjedh’ trajnerin e Bayern

Futboll

Lewandowski ‘zgjedh’ trajnerin e Bayern

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 21:05
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka dhënë mendimin e tij lidhur me atë se kush duhet të jetë trajneri i Bayern Munich.

Bayern ka ndarë rrugët me Niko Kovac, pasi kroati nuk arriti të instalonte një lojë dominuese tek bavarezët, dhe rezultatet negative i hapën derën e largimit atij.

Skuadrën në ndeshjet e fundit e udhëhoqi Flick, i cili duket se ka edhe besimin e yllit kryesorë të skuadrës, Lewandowski.

“Besoj se Hansi Flick është njeriu i duhur” ka thënë Lewa për ‘TVN24’ .

“Ai duhet të ketë një shans që të jetë trajneri ynë, të paktën deri në fund të sezonit” ka shtuar polaku.

“Kemi raporte të mira me të dhe taktikat e tij janë të nivelit të lartë” ishin fjalët e yllit të Bayern.

Mbetet të shihet nëse bordi drejtues i Bayern do t’i jap mundësinë Hansi Flick që ta udhëheq skuadrën këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat