Finlanda shkruan historinë, siguron kualifikimin për herë të parë në një Kampionat Evropian

Futboll

Finlanda shkruan historinë, siguron kualifikimin për herë të parë në një Kampionat Evropian

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 21:37
Pamje nga ndeshja

Finlanda është kualifikuar në Euro 2020, që është hera e parë në histori që do të merr pjesë në një garë kaq të madhe.

Në ndeshjen e sotme ka ardhur edhe fitorja me rezultatin 3-0 ndaj Liehtenshtajnit.

Dy gola në këtë përballje të sotme për Finlandën i ka realizuar Teemu Pukki, ndërsa ndeshjen e ka hapur goli i Jasse Tuominen.

Festa ka qenë e madhe pas ndeshjes, ku edhe tifozët janë futur në fushë për të festuar me lojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat