Emocionuese, pas 50 vitesh, Hoeness largohet nga Bayerni

Futboll

Emocionuese, pas 50 vitesh, Hoeness largohet nga Bayerni

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 22:22
Uli Hoeness

Uli Hoeness do të largohet nga bordi drejtues i Bayern Munchen pas 50 vitesh. Ai ka qenë pjesë e klubit gjerman për pothuajse gjysmë shekulli duke vendosur rekorde dhe duke fituar si askush tjetër në Gjermani. Zyrtari i lartë i kampionëve të Gjermanisë ka vendosur të pensionohet dhe Bayerni përgatiti lamtumirën e tij në mënyrë perfektë.

“Kaq ishte e gjitha, mbarova punë! Faleminderit për gjithçka”,  tha Hoesness në fjalën e tij të lamtumirës, dukshëm i prekur. E gjithë salla u çua në këmbë për legjendën gjermane dhe duartrokiti gjatë.

Nuk mund të mungonin në këtë mbrëmje të madhe dhe dy lojtarët që Hoeness i kishte pikë të dobët Arjen Robben dhe Franck Ribery. Francezi kanë fituar gjithçka me bavarezët dhe kanë lënë kujtime të pashlyeshme në memorien e çdo tifozi gjerman. Ata u përshëndetën në skenë me drejtuesin e tyre duke i uruar më të mirat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat