Xhaka dhe Ajeti me Zvicrën e mposhtën Gjeorgjinë

Futboll

Xhaka dhe Ajeti me Zvicrën e mposhtën Gjeorgjinë

Nga: K.Goca Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 22:40
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Zvicrës shënon fitore të madhe me rezultat 1:0 në përballje me Gjeorgjinë në ndeshjen e vlefshme të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. Zëvendësuesi Cetric Itten është autor i golit të fitores në minutën e 77-të.

Ai nga afërsia me kokë shënon gol të bukur në këndin e majtë. Në minutën e 71-të Itten futet në vend të sulmuesit shqiptar Albian Ajeti. Granit Xhaka luajti standard dhe tregoi angazhim të madh sikurse edhe Ajeti.

Në stadiumin në St. Gallen ka qenë një atmosferë e mirë dhe iu gëzuan kësaj fitore. Danimarka kryeson me 15 pikë, e ndjekur nga Zvicra 14, Irlanda 12, Gjeorgjia 8 dhe Gjibraltari 0. Zvicra siguron kualifikimin për Kampionatin Evropian kur kihet parasysh se takimin e fundit e luan me Gjibraltarin.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat