Casillas shpërthen ndaj UEFA-s e FIFA-s

Futboll

Casillas shpërthen ndaj UEFA-s e FIFA-s

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 00:48
Iker Casillas

Iker Casillas është kthyer të jetë në qendër të vëmendjes, teksa së fundmi pas një postimi në “Twitter” ka hapur shumë debate.

Ish-portieri i Realit të Madridit, ka shkruar në profilin e tij në “Twitter” në lidhje me temën e lojtarit më të mirë të vitit, ku sipas spanjollit po veprohet pa logjikë.

“Van Dijk e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA. Messi fitoi çmimin e lojtarit të vitit nga FIFA. Imagjinoni sikur Cristiano Ronaldo të fitojë ‘Topin e Artë’ (që e meriton), më duket sikur rruga që zgjidhet për të nxjerrë fituesin është pa logjikë, apo jo? Reflektimi i së premtes”, mbyll postimin e tij Casillas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat