Tifozët anglezë kanë filluar të “pushtojnë” lokalet e kryeqytetit, Prishtinës.
Edhe një ditë ka mbetur deri në zhvillimin e ndeshjes Kosovë – Angli, por tifozë të shumtë nga Anglia kanë ardhur në Prishtinë gjatë dy ditëve të fundit.
Josh Pownall tashmë është në Prishtinë dhe ka vizituar lokale të ndryshme, ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Twitter.
Ai ka shkruar se Kosova është vendi më i bukur në planetë dhe se ka përfunduar 3 vakte edhe 20 birra për 30 euro.
Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, pra Kosova e ka mendjen vetëm kah Liga e Kombeve.Kosova renditet në pozitën e tretë me 11 pikë, ndërsa Anglia në të parën me 18 pikë.