Hysaj: Nuk besoj se Franca më këta kampionë ta na falin pikë apo fitore

Futboll

Hysaj: Nuk besoj se Franca më këta kampionë ta na falin pikë apo fitore

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 16:34
Hysaj: Nuk besoj se Franca më këta kampionë ta na falin pikë apo fitore

Përkrahë trajnerit Reja në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Francën është edhe kapiteni, Elseid Hysaj, i cili u shpreh:hysaj

Ndeshja me Francën?
“Besoj që ne do të hyjmë sikur në ndeshjet e kaluara, jo si me Andorrën, pasi në këtë ndeshje duhet të ishim më të egër në fushë. Ne e kemi kuptuar këtë gabim dhe do të hyjmë më një mentalitet tjetër”.

Ndeshje e vështirë apo më e lehtë?

“Do të jetë ndeshje me e vështirë, pasi Franca ka shumë kampionë si Grizman, Mbape. Kanë krijuar një grup më të mirë se në kualifikimet e kaluara. Ato kualifikuese kemi luajtur me zemër se sa me skema. Tashmë duhet të bëjmë një ndeshje siç bëmë me Turqinë.

A ju motivon Toti, pasi do jetë në stadium?

“Unë i besoj më shumë faktit se do na ndihmoje tifozeria. Pastaj që do jetë Toti apo lojtarë të Romës, më jep kënaqësi. Tani unë jam pjesë e Napolit dua të rikuperojë vendin tim aty dhe pastaj të shohim.”

Prisni një dhuratë nga Franca, për stadiumin e ri?

“Nuk besoj se Franca më këta kampionë ta na falin pikë apo fitore. Profesionistët janë gati të marrin pikët dhe të fitojë, miqësore apo ndeshje zyrtare. Duhet të jemi me mentalitet më të fortë. Kemi treguar se dimë të luajmë dhe jemi të fortë. Nuk jemi si më parë që vraponim në fushë. Kemi treguar se dimë të luajmë duhet të kemi besim , ashtu si Moldavia që pati dhe rastet e veta ndaj Francës. Duhet të jemi të qetë dhe të hyjmë më besim”.

Luan skuadra me zemër ?

“Ne me zemër luajmë. Me ardhjen e trajnerit, mundohemi të luajmë me skemat e duhura. Ne shqiptarët kemi zemër. Përsa i përket ndeshjes me Sebinë, kur sheh ato momente të bëhet mishi kokrra, është mirë të kujtosh ato momente sërish”

Stadiumi i ri dhe ndeshje e veçantë?

“Do të jetë një ndeshje e veçantë. Këtë stadium nuk e kemi pasur as në ëndërr. Është stadium për skuadra të mëdha dhe lojtarë të mëdhenj. Do mundohemi ta respektojmë këtë stadium me një ndeshje të mirë dhe me një rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat