Kualifikimet për Kampionatin Evropian, i cili do të luhet në 12 shtete, përfundojnë të martën.
Kjo nënkupton që Kosova edhe do të mësojë kundërshtarin për gjysmëfinalen për Ligën e Kombeve, në ndeshjen që luhet në muajin mars.
Kundërshtari favorit i Kosovës për muajin mars është Maqedonia e Veriut, por këta të fundit janë ende në garë për të siguruar një vend në EURO 2020 përmes kualifikimeve.
Nëse Maqedonia e Veriut arrin të sigurojë një vend përmes kualifikimeve, atëherë gjymsëfinaleve në Ligën D do t’u bashkohet Kombëtarja e Luksemburgut.
Për të ndodhur këto, duhet patjetër Maqedonia e Veriut të sigurojë kualifikimin përmes grupit G. Edhe pse kjo ka pak shumë pak gjasa të ndodhë.