Rrahmani flet për Anglinë

Futboll

Rrahmani flet për Anglinë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 16:59
Rrahmani flet për Anglinë

Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës, është shfaqur në konferencë për media përkrah trajnerit, Bernard Challandes, para ndeshjes me Anglinë në “Fadil Vokrri”, që do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Duke folur për takimin me një ndër skuadrat më të mira në botë, Amiri foli edhe për racizmin që në vend se të mos ekzistonte më, dita ditës fatkeqësisht po rritet.

“Njerëzit në Kosovë janë mjaft miqësorë, edhe pse mund të ka përshtypje të keqe për vendin tonë. Por, ne kemi marrëdhënie mjaft të mira me Anglinë", tha Rrahmani.

“Në vendin tonë nuk do të ndodhë të ketë racizëm. Në vendin tonë lojtarët e Anglisë janë mjaft të dashur”, shtoi Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat