Kallu Serbi kallu Beograd, ja kush na erdhi në Kosovë! - Bota Sot
Kallu Serbi kallu Beograd, ja kush na erdhi në Kosovë!

Futboll

Kallu Serbi kallu Beograd, ja kush na erdhi në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 18:45
Kallu Serbi kallu Beograd, shihe, ja kush na erdhi në Kosovë!

Serbia si Serbia dhe llomotitjet e tyre si gjithmonë janë llomotitje të sojit të tyre dhe më rrenave të tyre askush nuk po iu beson më. Serbisë po i dhemb në shpirt se në shtetin e Kosovës zbarkoi djepi i futbollit, Anglia! Anglia apo superfuqia e futbollit botëror, me Harry Kanen etj.

Shkarravinat e “Telegrafi.rs” janë një modë e tyre, kur shkruajnë kësisoj: “Drejtuesit e Shoqatës së Futbollit të ashtuquajtur Kosovë e kanë ngjyrosur Prishtinën me ngjyrat e Anglisë, një ditë para ndeshjes mes këtyre përzgjedhjeve në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2020”. “Përveç flamurit të Anglisë në qendër të qytetit, ka edhe flamuj mbështetës për Rahim Sterling i cili kohët e fundit ka qenë cak u sulmeve raciste. Mesazhi "Welcome Brother" është në disa vende”, shkruan ai medium serb.

“Njeriu i parë i federatës, Agim Ademi, tha: “Do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës për gjithçka që kanë bërë për vendin tonë.

Kjo është arsyeja pse ne duam ta përdorim këtë ndeshje si një falënderim për njerëzit e Anglisë dhe Britanisë së Madhe. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne për shkak të lidhjes politike midis dy vendeve”.

Kallu Serbi kallu Beograd, shihet kush na erdhi në Kosovë. Kosova ka traditë dhe din ta presë mikun, si tifozët si lojtarët. Me tifozë anglezë në Prishtinë po pijnë birra shqiptarët, se jemi miq me ta!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat