Befason Thiago Silva: Messi tenton t’i manipulojë gjyqtarët

Futboll

Befason Thiago Silva: Messi tenton t’i manipulojë gjyqtarët

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 19:16
Messi

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, ka dhënë disa komente interesante lidhur me Lionel Messi.

Messi dhe Silva kanë një rivalitet të madh mes vete, duke u përballur si në kombëtare, ashtu edhe në nivel klubesh disa herë.

Silva ka kritikuar yllin e Barcelonës dhe Argjentinës, duke thënë se ai tenton t’i manipulojë gjyqtarët.

“Ai donte të merrte lojën nën kontroll. Ai goditi dy persona dhe gjyqtari nuk bëri asgjë. Unë argumentova me gjyqtarin dhe ai qeshte” ka thënë Silva.

“Ai gjithmonë tenton të manipulojë gjyqtarët që t’i japin gjuajtje të lira në zona të rrezikshme, ai gjithmonë aktron në atë mënyrë. Ne kemi folur me disa lojtarë që luajnë në Spanjë dhe gjëja e njëjtë ndodh atje, ai tenton të kontrollojë lojën dhe vendimet e gjyqtarit” ka shtuar anëtari i PSG.

Messi mbrëmë shënoi golin e vetëm në ndeshjen Brazil – Argjentinë, duke i dhënë fitoren kombëtares së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat