Shumë tifozë e presin Kombëtaren e Anglisë para hotelit

Futboll

Shumë tifozë e presin Kombëtaren e Anglisë para hotelit

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 21:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një numër i konsiderueshëm i tifozëve janë mbledhur para hotelit ku do të jetë e vendosur Kombëtarja e Anglisë.

Anglia pas pak çastesh pritet të mbërrijë në Kosovë, e më pas do të vendoset në Hotelin “Emerald”, ku edhe do të akomodohen gjatës natës së sotme.

Kujtojmë që në oborrin e hotelit ka një siguri të madhe, krejt kjo ka qenë kërkesë e Federatës Angleze të futbollit.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat