Gjermania dhe Holanda sigurojnë kualifikimin!

Futboll

Gjermania dhe Holanda sigurojnë kualifikimin!

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 22:50
Pamje nga ndeshja

Gjermania ka fituar bindshëm 4-0 ndaj Bjellorusisë në Borussia-Park të Monchengladbachut. Skuadra e Jogi Low e ka nisur ngadalë ndeshjen, por duke u rritur minutë pas minute dhe ka zhbllokuar rezultatin në fund të pjesës së parë me Ginter. Pas pushimit Goretzka dhe Kroos (2) kanë vulosur fitoren për vendasit. Gjermani ruan vendin e parë në renditje duke siguruar kualifikimin për në Euro 2020.

Holanda ka siguruar kualifikimin në Euro 2020 me barazimin 0-0 ndaj Irlandës së Veriut. Holandezëve u duhej vetëm një barazim për të prerë biletën për kompeticionin e verës së ardhshme, dhe ia ka dalë me shumë mundime. Vendasit duhet të kishin shënuar nga pika e bardhë në pjesën e parë, por kapiteni Davies është treguar i pasaktë. Gjithsesi, Irlanda e Veriut ka bërë një fazë grupesh mbresëlënëse duke rrezikuar pjesëmarrjen e dy gjigantëve të futbollit.

Austria ka mposhtur 2-1 Maqedoninë e Veriut dhe siguron biletën për në evropianin e verës së ardhshme. Golat e Alaba dhe Lainer i kanë dhënë këtë triumf madhështoj austriakëve, që më në fund do të rikthehen në një kompeticion madhor.

Kroacoa ka fituar 3-1 ndaj Sllovakisë në shtëpi. Ballkanasit e kishin të sigurt pjesëmarrjen në europian, por me këtë fitore kanë siguruar vendin e parë në grup. Kjo ishte një goditje e rëndë për sllovakët, të cilët janë parakaluar nga Uellsi dhe Hungaria dhe tani rrezikojnë të mos kualifikohen.

Izraeli është mposhtur 2-1 nga Polonia në Jerusalem. Me këto tri pikë, polakët mbeten në krye të grupit, ndërsa Izraeli në vend të parafundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat