Pyetja e gazetarit shqiptar që e ‘detyroi’ selektorin e Anglisë të shpërthente në të qeshura

Futboll

Pyetja e gazetarit shqiptar që e ‘detyroi’ selektorin e Anglisë të shpërthente në të qeshura

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 23:05
Gareth Southgate

Anglezët kanë mbetur të impresionuar me mikpritjen që u kanë bërë shqiptarët e Kosovës. Trajneri Gareth Southgate në konferencë për shtyp, ishte i nderuar me mbështetjen që po i bëhet Kombëtares së tij.

Tifozët e Kosovës pritet që në ndeshjen e nesërme të tregojnë respekt dhe të duartrokasin sidomos lojtarët me ngjyrë. Megjithatë, anglezëve nuk iu ka pëlqyer sjellja e Raheem Sterling që është përleshur në stërvitje me Joe Gomez. Pas kësaj mesfushori i Manchester Cityt u suspendua dhe nuk luajti kundër Malit të Zi.

Kritikat e tifozëve anglez kanë qenë të mëdha karshi sjelljeve të Sterling dhe në ndeshjen ndaj Kosovës ai mund të fishkëllehet.

Gazetari Arlind Sadiku, lidhur me këtë bëri një pyetje që shtyu afro 100 gazetarë të shpërthenin në të qeshur. “E përmendët që ka pasur mbështetje të madhe për anglezët veçanërisht për lojtarët me ngjyrë dhe nesër poashtu pritet të ketë duartrokitje nga kosovarët. A do të ishte ironike sikur tifozët e Anglisë të fishkëllenin Sterlingun për atë çfarë i ka ndodhur me Gomezin?”

Trajneri Southgate u përgjigj duke qeshur: “Po do të ishte shumë ironike. Nuk do të ishte gjëja më e çuditshme e javës por do të ishte ironike gjithsesi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat