Barça merr miratimin e Messi-t, dridhen gjigantët e Serisë A

Futboll

Barça merr miratimin e Messi-t, dridhen gjigantët e Serisë A

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 00:17
Leo Messi

Barcelona synon të përforcohet në mbrojtje dhe është vënë në kërkim të pasardhësit të Gerard Pique, i cili është 32-vjeç tashmë dhe nuk po shkëlqen si në të shkuarën me katalanasit.

Sipas shtypit spanjoll, lojtari i përzgjedhur nga Barça është ylli i Inter-it, Milan Skriniar. Disa burime brenda klubit kanë konfirmuar për Diario Gol se 24-vjeçari do të ishte përforcimi ideal për mbrojtjen dhe se e vlerësojnë atë rreth 60 milionë euro.

Gjithmonë sipas Diario Gol, ky operacion është miratuar edhe nga Leo Messi. Problemi i vetëm është se Skriniar do të bëhej pjesë e formacionit titullar të katalanasve vetëm në rast të një lamtumire të Pique.

Sllovaku, i cili nuk e pëlqen idenë e qëndrimit në stol, duket se do të preferonte transferimin te Real Madrid, një tjetër skuadër që po mendon seriozisht për ta blerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat