Mijatovic, kundër yllit të Real-it: Është shumë i çuditshëm - Bota Sot
Mijatovic, kundër yllit të Real-it: Është shumë i çuditshëm

Futboll

Mijatovic, kundër yllit të Real-it: Është shumë i çuditshëm

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 08:03
Mijatovic

Çështja “Gareth Bale” te Real Madridi ka ngritur shumë diskutime. Nga i lënduar për klubin në fushë me Uellsin dhe, pranimi hapur prej tij se është më i lumtur dhe i motivuar kur vesh fanellën e kombëtares. Një “thikë pas shpine” për Real Madridin, një përgënjeshtrim indirekt i trajnerit Zidane, që gjithmonë e justifikonte futbollistin e vet si të pamundur fizikisht për të luajtur. Mbi këtë situatë absurde për një klub dhe futbollist profesionist ka folur edhe ish-lojtari dhe menaxheri Predrag Mijatovic. 

Në mikrofonat e “AS”, ai tha: “Unë mendoj se Bale është një djalë shumë i veçantë. Nuk e njoh atë personalisht, por pasi kam parë gjithçka, kam lexuar për të, më krijohet imazhi i një personi të çuditshëm. Të kesh një lojtar në grup, i cili pretendon se nuk është i integruar mirë dhe ka gjëra më të rëndësishme për të menduar sesa skuadra e tij... I bie që Bale, para së gjithash mendon për Uellsin, pastaj për golfin dhe vetëm atëherë për Realin Madridin. Unë kurrë nuk kam biseduar me Bale personalisht, por është ky mesazh që dërgon me fjalët dhe veprimet e tij. Asnjëherë nuk e dini nëse mund të mbështeteni tek ai. Qoftë i motivuar apo jo”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat