Ngec rinovimi i Messit? Abidal tregon të vërtetën kapet dhe me Griezmann

Futboll

Ngec rinovimi i Messit? Abidal tregon të vërtetën kapet dhe me Griezmann

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 11:55
Griezmann

Sekretari i Barcelonës, Eric Abidal, ka dhënë një intervistë shumë të fortë për gazetën Sport. Ai ka prekur çështje të rëndësishme nga Rakitic, forma e Griezmannit, rinovimi i Messit dhe afrimi i mundshëm i Neymarit. 

"Rakitic e di se është një vendim sportiv. Unë e dija se çfarë do të ndodhte. Griezmann? Edhe vetë e di se nuk është aty ku duhet. Nuk është në nivelin e tij", - tha zyrtari i Barçës. 

Ai foli më pas dhe për të ardhmen e Lionel Messit dhe afrimin e mundshëm të Neymarit. "Bartomeu po flet me agjentët e Messit për të rinovuar kontratën me argjentinasin. Neymar? Ai donte të rikthehej dhe ne u përpoqëm", - tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat