Tifozët anglezë rrihen në Prishtinë - Bota Sot
Tifozët anglezë rrihen në Prishtinë

Futboll

Tifozët anglezë rrihen në Prishtinë

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 12:41
Tifozët anglezë rrihen në Prishtinë

Disa tifozë anglezë janë përleshur mes vete mbrëmë në Prishtinë. Rasti ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta pas mesnate në rrugën “Nëna Terezë” të kryeqytetit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Insportin se disa tifozë anglezë janë rrahur mes veti.

“Është raportuar një rast i mosmarrëveshjes, policia ka intervenuar dhe  janë ndër bërë veprimet e nevojshme nuk ka pasur  ndonjë involvim të tifozëve tonë , ka qenë mes tifozëve anglezë. Në koordinim me prokurorin janë liruar”.

Mësohet se nga ky incident, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Ata janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat