Komentetatorët anglezë frikohen që ia huqin si me Shaqirin

Futboll

Komentetatorët anglezë frikohen që ia huqin si me Shaqirin

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 13:43
Komentetatorët anglezë frikohen që ia huqin si me Shaqirin

Ardhja e kombëtares së Anglisë në Kosovë, përveç dhjetëra mijëra tifozëve të cilët tashmë e kanë “okupuar” qendrën e Prishtinës, ka bërë që në Prishtinë të vijnë edhe gazetarë të medieve kryesore angleze, të cilët janë të mahnitur me mikpritjen që u ka bërë Kosova.

Arben Berisha, komentatori i famshëm i Kosovës, është duke iu ndihmuar atyre me kontakte dhe me ndihmë në terren dhe për Insportin e dha një tregim shumë interesant.

“Në Kosovë tashmë ka ardhë edhe Clyve Tyldesley, komentatori kryesor i ITV-së, i cili do ta punojë ndeshjen nga Prishtina” tregon Berisha për Insportin duke dhënë një detaj shumë interesant.

“Aq mirë janë pritur në Kosovë dhe u pëlqen populli dhe kombëtarja e Kosovës, sa që në bisedë e sipër, më tha se do të ishte turp, sikur t’ua shqiptonim emrat gabimisht, ose t’ia huqim fare”, tregon Berisha duke vazhduar se “e kanë këtë frikën e Shaqirit, të cilin të gjithë e quajnë “Shakiri” edhe pse e dinë tashmë që është gabim, por ashtu e kanë të pjekur në kokë”.

Përndryshe ndeshja me Anglinë ka zgjuar interesim të madh edhe të medieve ndërkombëtare dhe rajonale dhe pritet që numri i gazetarëve në Fadil Vokrri të jetë rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat