Pak orë para fillimit të ndeshjes, tifozët anglez dhe ata nga Kosova mbushin sheshet e Prishtinës

Futboll

Pak orë para fillimit të ndeshjes, tifozët anglez dhe ata nga Kosova mbushin sheshet e Prishtinës

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 15:42
Pak orë para fillimit të ndeshjes, tifozët anglez dhe ata nga Kosova mbushin sheshet e Prishtinës

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri tek fillimi i ndeshjes në mes të Kosovës dhe Anglisë, sheshet e kryeqytetit janë mbushur me tifozë të të dyja kombëtareve.

Komuna e Prishtinës ka organizuar një aktivitet për mikpritjen e tifozëve anglez, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej, pasi që ky aktivitet nuk nisi në orën e caktuar, orën 12:00, pasi që Policia nuk e lejonte një gjë të tillë.

Mirëpo me fillim nga ora 14:00, shumë qytetarë filluan të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, aty ku edhe do të transmetohet ndeshja, e që shumë tifozë të cilët nuk kanë mundur të sigurojnë biletat do të kenë mundësin ta shikojnë ndeshjen në ekranin e vendos nga Komuna e Prishtinë.

Tifozi anglez, i cili ka udhëtuar nga Anglia për ta par ndeshjen, Ian Dandy, u shpreh se Kosova një vend shumë miqësor dhe beson fuqishëm në fitoren e kombëtarës së tij në ndeshjen ndaj Kosovës.

“Arrita në Kosovë para dy ditëve. Është vend i dashur, njerëzit janë shumë miqësorë. Ndeshja do të jetë shumë e mirë. Do të jetë rezultat i ngushtë, por unë mendoj që Anglia do të fitojë 3-1”, tha Dandy.

Ndërkohë që tifozi tjetër, tha se ka kaluar shumë mirë deri më tani në Prishtinë. Sipas tij, Kosova do ta përserisë paraqitjen fantastike që ka bërë në Sothampton.

“E dimë që Kosova do të jetë shumë mirë. Vendi është shumë miqësorë, i përshtatshëm nuk mund të them mjaftueshëm. Mendoj që do të jetë ndeshje e mirë përsëri, keni luajtur mirë në Angli, ishte ndeshje e mirë dhe shpresoj se do të jetë ndeshje e mirë dhe në fund të ditës do të jemi miq dhe të kalojmë mirë”, u shpreh Robinson

Mefail Idrizi, qytetari që kishte udhëtuar vetëm për këtë ndeshje, nuk kishte arritur të siguroj biletë për të parë ndeshjen nga afër. Ai u shpreh se këtë ndeshje do ta përcjellë në ekranin e vendosur në sheshin e Prishtinës.

“Kemi ardh një grup shokësh, kemi emocione për lojën por bileta nuk kemi mundur të gjejmë, na kanë premtuar por dështuan nuk ka mundësi. Tash do të mundohemi ta shohim këtu jashtë. Kudo që të jetë ne do të e shohim, sepse kemi emocione. Kemi ardh ekstra për këtë gjë, për me pa se këtë e këna zemër e këtë e kemi respekt, edhe me atë gjë jemi të emocionuar shumë me të vërtetë, dhe kemi shpresa që mund të fitojmë diçka, edhe mos të fitojmë duhet që sa ma qetë të marrim, punë sportive që të kaloj aq më mirë. S’ka gëzim më të mirë që e kemi mbërri këtë ditë sot, me u përfaqësuar me një shtet anglez që na ka ndihmuar edhe me atë me dhënë një lojë të mirë”, tha Idrizi.

Ndërsa djaloshi i ri nga Kosova, Adi Jetullahu me shumë emocione u shpreh se kjo ndeshje do të përfundoj me fitoren e Kosovës.

05:00 “Atmosfera është shumë e mirë, po kënaqëm shumë dhe besoj që po kalojmë mirë. Kosovën normale është kjo. Stërlingu sepse është i shpejtë dhe ka fuqi shumë të mira në futboll. Po do të jem i pranishëm. Besoj që ka me fitu Kosova 2 me 1 ose 3 me 1”, pohoi Jetullahu.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat