Anglia nuk kursen Kosovën

Futboll

Anglia nuk kursen Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 18:18
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) – Anglia nuk e kursen Kosovën duke e mposhtur me rezultat 4:0, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në takimin e fundit të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. 

Në minutën e 7-të rasti i parë, Atdhe Nuhiu gati sa shënojë me kokë por reagon portieri Pope dhe percepton topin.

Në minutën e 15-të, Sterling nga rreth 11-12 metra gjuajti bukur megjithatë Muriç bërë një shkëputje dhe nuk lejon që të mposhtet. Pas 9 minutave (24’) Milot Rashica dinak, nga rreth 25 metra gjuajti drejt në duart e portierit Pope.

Në minutën e 32-të, u zu në gjumë mbrojtja e Kosovës. Oxlade-Chamberlain për bukuri asistoi deri te Harry Winks i cili la të shtangur tre mbrojtës tanë dhe doli i vetmuar dhe pa vështirësi e mposhti portierin Muriç, 0:1. Në pjesën e dytë të takimit, Kosova ka pasur disa mundësi të mira por të pafat por edhe Anglia një herë qëlloi shtyllën e majtë pingule nga sulmuesi më i rrezikshëm Harry Kane. Në minutën e 53-të, Valon Berisha harkoi nga rivënia e këndit dhe Amir Rrahmani në pozitë ideale godet me kokë por shumë dobët, lëshoi një rast ideal. Kosova me fat të madh në minutën e 61-të, Harry Kane godet nga afërsia por shtylla pingule e majtë ia mohon golin.  

Në minutën e 76-të, Rashica humb një rast të mirë, kur futet në 16-sh por mbrojtja angleze eviton rrezikun. Në minutën e 79-të, Harry Kane shënon për 0:2. Ky është goli i 12-të i Kanes në këtë garë. Kane shfrytëzoi ngathtësinë e mbrojtjes tonë. Në minutën e 83-të,  Sterling asiston dhe Markus Rashford shënon për 0:3. Ai me goditje përtoke plason topin në këndin e majtë të Muriç. Në minutën e 90+1, Mason Mount vulos fitoren me 0:4. 

Kosova-Anglia    0:4
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë. 
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: P. Gil (Polonia).
Shënues: Winks (32’), Kane (79’), Rashford (83’), Mason Mount (90’+1).
Kartonat e verdhë: Kololli.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Celina, Dresheviç, V. Berisha (65’), Hadërgjonaj (Zhegrova 73’), Nuhiu (Rashani 82’) dhe Rashica.
Anglia: Pope, Alexander-Arnold (Tomori 84’), Maguire, Mings, Chilwell, Hudson-Odoi (Rashford 59’), Winks, Rice, Sterling, Oxlade-Chamberlain (Mount 73’) dhe Kane.
 

83' Rashford shënon për 0:3. Ai me goditje përtoke plason topin në këndin e majtë.

79' Harry Kane shënon për 0:2. Ky është goli i 12-të i Kanes në këtë garë. Kane shfrytëzoi ngathtësinë e mbrojtjes tonë.

76' Rashica humb një rast të mirë, kur futet në 16-sh por mbrojtja angleze eviton rrezikun. 

75' Po afrohet fundi i ndeshjes, nuk ka ndryshim të rezultatit.
Kosova-Anglia    0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë. 
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: P. Gil (Polonia).
Shënues: Winks (32’).
Kartonat e verdhë: Kololli.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Celina, Dresheviç, V. Berisha (65’), Hadërgjonaj (Zhegrova 73’), Nuhiu dhe Rashica.
Anglia: Pope, Alexander-Arnold, Maguire, Mings, Chilwell, Hudson-Odoi (Rashford 59’), Winks, Rice, Sterling, Oxlade-Chamberlain (Mount 73’) dhe Kane.

72' Atmosferë e bukur në "Fadil Vokrri", shikuesit po kënaqen me lojë.

70' Kosova kërkon golin por pa sukses deri me tash.

68' Pothuajse një lojë e barabartë dhe me aksione të rrjedhshme.

65’ Besar Halimi futet në vend të Valon Berishës.

Image

63' Lojë e mirë me mjaft aksione.

61' Kosova me fat të madh, Harry Kane godet nga afërsia por shtylla pingule e majtë ia mohon golin.

60’ Lojë dinamike, por dy raste të mira kishte Kosova por pa sukses.

59’ Zëvendësimi i parë, Rashford futet në vend të Hudson-Odoi.

58' Kosova kërkon me ngulm barazimin, Anglia nuk duket e rrezikshme si në pjesën e parë.

56' Lojë shumë e mirë, iniciativën e ka Kosova.

53' Valon Berisha harkoi nga rivënia e këndit dhe Amir Rrahmani në pozitë ideale godet me kokë por shumë dobët, lëshoi një rast ideal.

51' Valon Berisha i pafat, gjuajti jashtë portës

50' Lojë me ritëm.

48' Asnjë zëvendëzim, te dyja ekipet synojnë gol, Kosova të barazon, kurse Anglia të thellojë epërsinë. 

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë e takimit, Kosova-Anglia 0:1.

45' Fundi i pjesës së parë, Anglia në epërsi me 0:1.

 43' Anglia ka posedimin e topit dhe është jashtëzakonisht e rrezikshme.

40' Atmosferë po, lojë po, Anglia është në epërsi.

Kosova-Anglia 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë. 
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: P. Gil (Polonia).
Shënues: Winks (32’).
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Celina, Dresheviç, V. Berisha, Hadërgjonaj, Nuhiu dhe Rashica.
Anglia: Pope, Alexander-Arnold, Maguire, Mings, Chilwell, Hudson-Odoi, Winks, Rice, Sterling, Oxlade-Chamberlain dhe Kane

39' Po afrohet fundi i pjesës sl parë.

35' Anglia po tregon lojë shumë të mirë sikurse edhe Kosova.

32' Oxlade-Chamberlain për bukuri asistoi deri te Harry Winks i cili la të shtangur tre mbrojtës tanë dhe doli përball portierit Muriç, duke shënuar pa vështirësi, 0:1.

32' Harry Kane mundohet që të rrezikojë por pa sukses.

29' Nuk ka gola, lojë e mirë.

Image

27' Një lojë e pëlqyeshme.

24' Rashica nga rreth 25 metra gjuajti drejt në duart e portierit Pope.

22' Të gjithë në këmbë, 'Dardanët' i japin mbështetje të madhe Kosovës kundër Anglisë.

20' Lojë e hapur deri me tash, të dyja kombëtaret po shfaqien lojën e tyre.

15' Anglia po sulmon por Sterling nga rreth 11-12 metra gjuajti bukur megjithatë Muriç bërë një shkëputje dhe nuk lejon që të mposhtet. 

13' Lojë sulmuese nga të dyja palët, e hapur dhe atmosferë e madhe. Në stadium jehonë kënga besa-besë.

10' Kosova po luan shumë mirë, mjaft sulmuese.

7' Rasti i parë, Nuhiu gati sa shënojë por reagon portieri Pope.

3' Lojë mjaft e mirë, stadiumi përplot.

1' Të parët nisin Kosova.

Madhështore në stadiumin "Fadil Vokrri".

Intonohen himnet.

Gjithçka gati.

Kosova përballet me Anglinë, në ndeshjen e fundit të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Kombëtarja e Kosovës synon të befasojë dhe të dal ballëlart në përballje me anglezët. Sfidë që pritet me drithërima. Anglia dhe Çekia veç kanë siguruar kualifikimin.

Kosova-Anglia
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë. 
Gjyqtar: P. Gil (Polonia).
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Celina, Dresheviç, V. Berisha, Hadërgjonaj, Nuhiu dhe Rashica.

Anglia: Pope, Alexander-Arnold, Maguire, Mings, Chilwell, Hudson-Odoi, Winks, Rice, Sterling, Oxlade-Chamberlain dhe Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat