Lojtarët e Kosovës kanë zbarkuar në terrenin e ‘Fadil Vokrrit’ për t’i kryer nxemjet e fundit përpara lojës me Anglinë.
Pavarësisht se çfarë ndodhi ndaj Çekisë, ata u pritën me ovacioni të mëdha nga publikuar i pranishëm në stadium.
‘Dardanët’ nuk kanë asnjë gjasë për kualifikim pas humbjes ndaj Çekisë, ndërsa ‘Tre Luanët’ e kanë të siguruar plasmanin në Euro 2020.
Ndeshja me Anglinë do të luhet nga ora 18:00.